Rama: Nuk kam asnjë emër për guvernatorin e ri
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama siguroi sot se stabiliteti financiar në vend është tërësisht i pacënuar dhe i garantuar edhe pas ngjarjeve të fundit që kanë prekur Bankën e Shqipërisë. Në një konferencë për median, kreu i qeverisë u shpreh se ngërçi ku ndodhet Banka ka të bëjë me një problem të administrimit të brendshëm të saj dhe se nuk ka asnjë lidhje me sistemin financiar.


“Gjithçka ka ndodhur këtë javë solli në vëmendje të gjithë opinionin publik një problematikë të brendshme të BSH-së që sigurisht duhet adresuar dhe zgjidhur sa më parë. Por është po kaq e rëndësishme që në këtë zhurmë të kuptueshme nën këto tam tame të vazhdueshme e të përditshme që kanë vazhduar këto ditë, të theksohet fort se ngërçi ku ndodhet BSH ka të bëjë me një problem të administrimit të brendshëm të Bankës dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin financiar. Gjë që do kishte qenë realisht një problematikë e madhe për sektorin bankar. Fatmirësisht nuk jemi gjëkundi në ato kushte dhe stabiliteti financiar është tërësisht i pacënuar dhe i garantuar” tha Rama i cili në nisje të konferencës uroi kombëtaren shqiptare për fitoren e arritur mbrëmë kundër Portugalisë.

Ai ka thënë se në takimet që ka zhvilluar deri më tani, nuk është diskutuar për zëvendësuesin e Ardian Fullanit. Ndërkohë ka hedhur poshtë emrat e hedhur në media si zëvendësues të mundshëm.
Rama tha se guvernatori i ri do të jetë nga fusha e financave dhe jo nga ajo e politikës.


Më herët Rama është takuar edhe me guvernatoren e BSH-së të emëruar pas arrestimit të Fullanit. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori