Sipas dosjes së re për Habilajt, Këta të fundit kishin planifikuar një dërgesë të fundit në 2017.
“Lidhur me këtë ngarkesë të re të lëndëve
narkotike, u saktësua që Moisi Habilaj gjatë udhëtimit të tij të fundit në Sicili, kishte shkuar personalisht në vendin ku do të bëhej shkarkimi i
ngarkesës, në atë pikë me anë të iPhonet të tij, ku do të tregonte
koordinatat gjeografike”- thuhet në dosje.
Nga përgjimet u zbulua që Habilajt do të importonin në Itali një ngarkesë të konsiderueshme marijuane, e cila do të shkarkohej afër Portopalos, në zonën e Capo Passeros.
Në këtë zonë ishin disa kriminelë lokalë, të
cilët do të shkarkonin lëndën
narkotike, e cila do të magazinohej në një kapanon, dhe më pas do t’u dorëzohej personave të tjerë.
Lidhur me këtë ngarkesë të re të lëndëve
narkotike, u saktësua që Moisi Habilaj gjatë udhëtimit të tij të fundit në Sicili, kishte shkuar personalisht në vendin ku do të bëhej shkarkimi i
ngarkesës, në atë pikë me anë të iPhonet të tij, ku do të tregonte
koordinatat gjeografike.
Në pikën e përzgjedhur për të shkarkuar dhe raportuar substancat
narkotike të tipit marijuanë, kishte qenë për të verifikuar zonën dhe Nezar Seiti e Maridian Sulaj, të
cilët u dorëzuan personave të zonës të thirrur për shkarkimin dhe magazinimin e lëndës
narkotike shumën prej 2000 eurosh, para që do të ishin të mjaftueshme për të blerë 600 litra karburant, që do t’u dorëzoheshin skafistëve, të
cilët do të ngarkonin drogën dhe do ta dërgonin atë në zonën lindore të Sicilisë.
Me këtë karburant do të mundësohej dhe rikthimi i skafeve në Shqipëri.
Shtuar më 23/10/2017,
ora 22:15