Floriana Garo: Skenari i protestës është mister

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo tha se protesta e opozitës gjatë ditës së martë, nesër, do të mbahet në bulevard. E ftuar në emisionin “Opinion”, Garo nuk saktësoi zonën ku opozita do të vendoset, ndërsa lidhur me itinerarin dhe skenarin tha se ishte mister.

“Nuk mund të flas për skenarin, është mister. Ne do mblidhemi në bulevard dhe do t’i tregojmë Europës që kemi arsye për të protestuar. Do nisemi për një protestë paqësore. Do tregojmë që Shqipëria është në hall. Do nisemi për një protestë paqësore. Duhet të jetë protestë për çdo qytetar që nuk ndjehet se përket më në këtë vend,”-tha Garo.