Ngacmonte seksualisht nxënëset, fjalet para arrestimit: Të lutëm vëlla...
Drejtori i shkollës 9- vjeçare në fshatin Kozare të Kuçovës, Ajaz Ajazi, 63 vjeç, është arrestuar nën akuzat "vepra të turpshme" dhe "ngacmim seksual", pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri nxënëse të tij, i cili u jepte lëndën e Gjeografisë.

Tri nxënëset e shkollës që kanë bërë denoncimin, nuk e dinin se drejtori i ngacmonte seksualisht të tria, por në një moment ato i janë shprehur njëra-tjetrës për sjelljen e tij.

Pas bisedës, vajzat kanë marrë guximin për ta bërë publike atë që u kishte ndodhur dhe menjëherë kanë njoftuar prindërit e tyre, të cilët më pas i janë drejtuar për denoncim në Policinë e Kuçovës.

Policia në prezencë edhe të psikologes ka marrë denoncimin e nxënëseve, denoncimi që çoi edhe në arrestimin e menjëhershëm të 63-vjeçarit.

Nga ana e tij, vetë Ajazi në momentin e arrestimit nuk ka bërë rezistencë, madje i ka kërkuar vëllait të tij që të qetësojë familjen, pasi sipas tij, akuzat nuk janë të vërteta.

Sipas 63- vjeçarit, nuk ka asnjë të vërtetë në të gjithë këtë histori, duke u shprehur se ka besim te sistemi i drejtësisë në zbardhjen e së vërtetës.

"Rrini të qetë se drejtësia do të zbardhë të vërtetat. Të lutem vëlla më qetëso familjen dhe vëllezërit e nipërit e mi se unë nuk kam kryer asgjë në lidhje me këtë denoncim", ka deklaruar 63-vjeçari në momentin e arrestimit, transmeton "Panorama". /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2017, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori