Ngacmonte seksualisht minorenen, arrestohet 33-vjeçari në Bathore
Një 33-vjeçar është arrestuat sot nga efektivë të policisë së Kamzës, pasi akuzohet se ka përndjekur e ngacmuar seksualisht një adoleshente.

Policia e Kamzës ka arrestuar një 33 vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur një adoleshente.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga rënë shtetasi Sh.M 33 vjeç banues në Bathore.

Arrestimi i tij është bërë pasi në mënyrë të vazhdueshme, në kohë dhe vende të ndryshme, ka përndjekur e ngacmuar seksualisht 16-vjeçaren G.D., banuese në Tiranë.

Ndaj 33-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale të përndjekjes dhe ngacmimit seksual./albeu.com/

Shtuar më 05/04/2017, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori