Ngacmonte gratë dhe vajzat, arrestohet shqiptari në Greqi
Autoritetet greke në Janinë ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar që ngacmonte seksualisht gratë e reja, në zonën Kalutsiani pranë shtëpisë së pleqve. Mësohet se prej disa ditësh mediat vendase trajtonin këtë ngjarrje të rëndë për një njeri te rezikshëm që sulmonte vajazat dhe gratë duke i terrorizuar ato me ngacmime seksuale. Pas arrestimit doli se shqiptari kishte një të kaluar lidhur me krimin.

Policia greke gjatë hetimt në ditët e fundit për sulmet ndaj grave, arriti të gjejë shqiptarin i cili është njohur nga dy viktimat e ngacmimeve seksuale. Mediet raportojnë se ai ka pranuar ngacmimin ndaj dy vajzave në fjalë, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur, por pohoi se ato ishin të vetmet.

Ndërkohë, policia ka përpiluar dosjen për shkelje të dinjitetit dhe ngacmime seksuale të përsëritura. Materialet përkatëse i janë dërguar Prokurorisë së Janinës
Shtuar më 09/06/2019, ora 19:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori