Ngacmoi vajzën e tij 5-vjeç, nëna e 36-vjeçarit: E ka fajin nusja
Një 33-vjeçar është arrestuar në Maliq me akuzën se kryente veprime të turpshme në sy të vajzës së tij të mitur dhe dhunonte bashkëshorten.

Por kjo akuzë është hedhur poshtë nga nëna e të arrestuarit e cila ka hedhur akuza ndaj nuses së djalit e cila sipas saj donte të ndahej dhe prandaj ka trilluar këtë histori.
>
“Nuk është e vërtetë që djali im ka ngacmuar vajzën. Janë sajime të nuses, e cila donte të ndahej nga djali, sepse jemi shume të varfër.

Ata ishte martuar prej 6 vitesh dhe nuk kishin probleme. Përveç vajzës 5 vjeçe, kane edhe një djalë 2 vjec. Nusja e akuzoi Edisonin tre muaj me pare, se ngacmonte vajzën. Edisoni, në gjendje te dehur e dhunoi gruan.

Vajza e mitur është dërguar në prill tek një psikologe. Çifti kishte 3 muajt e fundit grindje për shkak të vajzës.

Nusja një muaj më parë mori dy fëmijët dhe shkoi tek prindërit”,- tha Mysret Shuli. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2017, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori