Ngacmoi seksualisht pacienten, kirurgu i Beratit në gjyq
Një mjek kirurg në spitalin e Beratit është dërguar në gjyq nga Prokuroria e këtij rrethi, me akuzën e ngacmimit seksual ndaj një pacienteje.

Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2014, kur mjeku Artan Sulo është akuzuar nga një paciente e tij, për ngacmim seksual gjatë qëndrimit në spitalin e Beratit.

Mjeku i akuzuar është hetuar nga Prokuroria në masën e sigurimit "detyrim paraqitje" në organet e policisë gjyqësore. Bazuar në hetimet e Prokurorisë, kallëzimi ndaj mjekut është bërë nga shtetasja A.B., e datëlindjes 1984, e cila kishte kryer një operacion në spitalin e Beratit, në tetor të vitit të kaluar. Nëse shpallet fajtor, mjeku i pandehur rrezikon deri në 5 vjet burg. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2015, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori