Ngacmoi seksualisht komshijen në ashensor, arrestohet beratasi
Hyri sëbashku me komshiun në ashensor, por nuk mund ta besonte se ai do ta ngacmonte seksualisht. Kjo i ka ndodhur një 21 vjeçareje nga Berati, e cila nuk ka ngurruar që ta denoncojë menjëherë në Policia.

Sipas burimeve të policisë, Xhuljano Rrebeshi, 22 vjeç, banues në Berat ka ngacmuar një 21 vjeçare teksa kjo e fundit ishte duke shkuar në shtëpi, shkruan “Shqipatarja”. Pas shoqërimit, Rrebeshi ka mohuar akuzën, ndërsa prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën e kryerjes së marrëdhënieve të turpshme./Albeu.com/

Shtuar më 10/10/2016, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori