Liverpool reagon ashpër për sharjet e viktimave të Hillsborough

Liverpool ka dalë me një komunikatë zyrtare ku shpreh keqardhjen e klubit për familjet e viktimave të Hillsborough që janë ‘sharë’ së fundmi nga fansat anglezë.“Liverpool është i trishtuar nga rritja e kohëve të fundit e këngëve ofenduese për katastrofën e Hillsborough”, shkruan në komunikatë klubi anglez.

“Ne e dimë ndikimin që këto sharje të neveritshme kanë në familjet e 97 viktimave dhe personave që janë të lidhur me klubin”, vazhdohet në komunikatë.
Klubi nga Anfield siguron që do të sigurohen që këto thirrje të mos përsëriten.

“Ne po punojmë me autoritetet përkatëse për të bërë maksimumin për t’u siguruar që këto këngë të çrrënjosen nga futbolli“, përfundon Liverpool.


Shtuar 21.04.2022 18:25