Ngacmim seksual në shkollën e Mesme në Fier, kërkohet dorëheqja e Besa Shahinit
Publikimi mbrëmjen e djeshme në “Stop” në televizionin “Klan” i skandalit seksual në një shkollë të Mesme në Fier ka bërë që ish zv. ministrja e Arsimit, Nora Malaj, të kërkojë dorëheqjen e ministres Besa Shahini.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Malaj shkruan se ky është një skandal i rëndë për sistemin arsimor.

“Teksa ndoqëm me shumë shqetësim raportimin që emisioni investigativ STOP bëri mbi dhunën seksuale të një profesori në një shkollë të mesme të qytetit të Fierit, vërej me shqetësim dhe indinjatë se ky nuk është as rasti i parë, por as rasti i fundit, në të cilin mediat dhe emisionet investigative arrijnë të regjistrojnë me zë dhe figurë praninë e dhunës seksuale në shkollat tona, duke treguar sa se të pambrojtur janë fëmijët dhe nxënësit në mjediset shkollore”, tha Malaj.

Duke kërkuar dorëheqjen e ministres Shahini, Malaj kujdeset të nënvizojë se asnjëherë arsimi nuk ka qenë në ketë gjendje siç gjendet sot.
Shtuar më 12/02/2020, ora 22:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori