Nga vrasja e shokut tek grabitjet, kush është i rrezikshmi i arrestuar sot në Shkodër
Policia njoftoi se kishte arrestuar sot Artan Koçekun, e akuzuar për vrasjen e Angjeli Shkambit në vitin 2017 me të cilin kishte edhe një lidhje shoqërore.

Prokuroria e Shkodrës sqaroi në atë kohë se vrasja kishte ndodhur për një borxh 30 mijë eurosh.

Kush është Artan Koçeku
Përveç vrasjes së shokut të tij, 35-vjeçarit Angjelin Shkambi, mbi të riun rëndojnë edhe një sërë akuzash të tjera. Artan Koçeku rezulton i dënuar me 8 vite burg për akuzën e “Grabitjes me armë” të disa pikave të karburantit në Shkodër.

28-vjeçari me precedentë të theksuar kriminalë, u arrestua në vitin 2013, si pjesë e një grupit të përbërë prej 4 personash, të cilët grabisnin me armë pika karburantesh. Në atë kohë, policia numëroi 8 pika të grabitura në lagje të ndryshme të qytetit verilindor.

Së bashku me të arrestuarit e tjerë Pashko Qarri, e dy vëllezërit Mikel e Marjan Thani, janë dhe autorë të vendosjes së eksplozivit në automjetin në pronësi të efektivit të policisë P.Vuksani në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër në shkurt të vitit 2013.

Vrasja e Angjelin Shkambit

Shtetasi Artan Koçeku i cili ka përfituar leje shpërblimi nga burgu i Peqinit ku vuante dënimin për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, për veprën penale “Vjedhja me armë”, nuk u paraqit në vendin e vuajtjes së dënimit në ditën e caktuar. Gjatë kësaj kohe me datë 17.12.2017, ky person ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. Sh. 35 vjeç, banues në Pulaj, Velipojë, Shkodër, teksa e ka qëlluar me disa plumba në kokë, brenda makinës së tij.

I njëjti person në vitin 2018 është përfshirë në një konflikt me armë, dhe gjatë ndjekjes nga Policia, ka braktisur mjetin në fshatin Shtoj I Ri dhe ka mundur të largohet.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Shtuar më 12/07/2019, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori