Nga Teherani në Shqipëri, bien në pranga 5 iranianë
Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë arrestimin e shtetasve Hamed Rostami, 26 vjeç, me kombësi Iraniane si dhe Shahab Foroozandeh, 40 vjeç, me kombësi Iraniane, të pajisur me leje qëndrimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, kanë konstatuar se shtetasit Iranian Y. R., A. G., A. R., A. R. dhe A. A ishin paisur me leje kalimi dhe po dilnin nga territori i Republikës së Shqipërisë. Nga hetimet e kryera, ka rezultar se këta shtetas, kanë ardhur nga Teherani në Shqipëri, ku kanë qëndruar në një banesë të marrë me qira, në zonën e Vilave Gjermane në Tiranë, nga ku do niseshin për në shtetin Gjerman.

Sjellja e këtyre shtetasve në Republikën e Shqipërisë, akomodimi i tyre dhe më pas nisja për në Shtetin Gjerman dyshohet se është bërë i mundur nga shtetasit Hamed Rostami dhe Shahab Foroozandeh, kundrejt shumës monetare prej 2500 Euro.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga Neni 298/3 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 18/10/2017, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori