Nga sot Shqiperia rrit pensionet
Albeu.com
Që nga sot pensioni mujor për 542 mijë pensionistë shqiptarë do të jete më i lartë se deri më tani. Ata mund të paraqiten pranë Postës Shqiptare për ta tërhequr pensionin.Vendimi i marrë dje nga qeveria shqiptare diferencon rritjen e pensioneve në fshat dhe në qytet, por sipas kryeministrit Berisha, mbulon inflacionin, duke siguruar një shtesë reale në pension.

Pensionet e ulëta në qytet do të rriten me 6%, ku në këtë kategori bëjnë pjesë 195 mijë pensionistë, ndërsa pensionet e fshatit do të rriten me 10% nga e cila përfitojnë 170 mijë pensionistë të tjerë.

Kreu i qeverisë theksoi se nga 1 Korriku, pensionet e larta dhe ato suplementare do të rriten me 4 % dhe se nga rritja prej 6 % e pensioneve në qytet do të përfitojne 200 mijë pensionistë ndërsa nga rritja prej 10 % do të përfitojne 120 mijë pensionistë.

Berisha theksoi se ky është një ndër premtimet e bëra dhe të mbajtura nga qeveria.
Shtuar më 01/07/2010, ora 10:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori