Nga shtangist në President, rinia e panjohur e Ilir Metës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ilir Meta është presidenti i shtatë i Republikës së Shqipërisë. Ai është padyshim një ndër politikanët më të sukseshëm në Shqipëri.

Që në rininë e hershme të tij, ai u angazhua në politikë, dhe vetëm vitet e fundit themeloi LSI, parti e cila sot rënditet e treta në vend.

Fëmijëria e Ilir Metës ka qenë e qetë. Mësueset e tij në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet e mbajnë mend si një nxënës normal, jo me ndonjë inteligjencë shumë të lartë, por sistematik.

Përveç shkollës, pasioni i tij i madh ishte sporti. Ai zgjodhi peshëngritjen, e cila i shkonte për shtat edhe me fizikun, shkruan Albeu.com.

Me fanellën e Tiranës e të Dinamos zhvilloi disa kampionate, ku megjithëse në ato pak vite nuk pati ndonjë rezultat, binte në sy si një sportist i pasionuar dhe shumë këmbëngulës.

Por nëse për karrierën e tij si shtangist publiku është njohur që në fillimet politike të Metës, ajo që nuk dihet është prova si komentator.

Ishte Ahmet Shqarri që e morri në “patronazh” Ilirin për të komentuar ndeshjet e futbollit, por ishte po ai që i sugjeroi të hiqte dorë. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2017, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori