Nga rrëmbimi i minorenes te shantazhet, kush është ''i forti'' tropojan që mori sot "letrën" nga OFL
Taulant Neçaj është në prej tre personave në Tiranë, që ditën e sotme morën formularin e deklarimit të pasurisë nga OFL.

Mbi supe ai mban disa akuza ndërsa ndryshe njihet si nipi i “të fortit” të Tropojës, Filip Gjeloshi, i skeduar për disa ngjarje kriminale nga policia.

Ai është përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale, ndërsa më e bujshmja është ajo e 21 janarit të 2010-ës, ku i riu u bë protagonist në rrëmbimin e një vajze 15-vjeçare.

Neçaj, në atë kohë 19 vjeç së bashku me dy persona të tjerë e mbyllën minorenen për dy ditë në një shtëpi dhe kryen veprime të turpshme para saj.

Dy vite më vonë, makina e Taulant Neçaj aksidentoi shtetasin Vlash Simoni. Por, pas aksidentit, ai deklaroi para policisë se makinën e tij e drejtonte i vëllai Teodor Neçaj.

Ky i fundit u dënua me një vit burg, ndërsa Taulanti u la i lirë.

Më 6 korrik të 2016-ës, Taulant Neçaj u dënua me 3.4 vjet burg, por gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dhe Gjykata e Apelit vendosën që t’i hiqet ky dënim, me kushtin që ai të paraqitet tek shërbimi i provës për të informuar si dhe t’u nënshtrohet trajtimeve mjekësore për të hequr dorë nga përdorimi i alkoolit dhe drogës.

Neçaj u shpall fajtor për shkak se më 23 dhjetor të 2014-ës, në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë nga shërbimet e forcave speciale “Shqiponja” iu gjet në makinën në të cilën ndodhej një sasi prej 15.40 gr kanabis.

Ai gjithashtu shantazhonte dikur shtetasen me inicialet P.S. duke i kërkuar asaj një shumë prej 10 mijë eurosh.

Sot gjithashtu "ra në rrjetën" e OFL dhe Dorian Leci dhe Maliq Ibrahimaj.

- D. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim;

- M. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Të tre këta persona, duhet të plotësojnë me shkrim formularin e dërguar.
Shtuar më 21/05/2020, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori