Nga "Rocky Balboa" te "Boli", kush janë kapot e 2 grupeve mafioze shqiptare të goditura në Itali
Policia italiane ka vënë në pranga 7 shqiptarë dhe 1 italian të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Të gjithë të ndaluarit jetonin në qytetin e Komos.

Policia italiane ka dhënë vetëm emrat e shefave të 2 organizatave të strukturuara kriminale. Ata janë durrsakët Seit Ajazi që njihet edhe me nofkën “Idli” dhe Agim Proshka, që thirret edhe me nofkën “Boli”.

Ndër të ndaluarit është edhe një shtetas shqiptar 21-vjeçar i lindur në Greqi, që mban pseudonimin “Rocky Balboa”.

Të dy grupet kriminale kishin lidhje farefisnie e krushqie me njeri-tjetrin. Ndalimet janë në vazhdim të vënies në pranga të 23 narkotrafikantëve në shtator 2018">2018.

Agim dhe Edison Proshka së bashku me Jurgen Verbovcin janë ndaluar edhe në shkurt 2018">2018, kur u kapën me 17 kilogram kokainë që po dërgohej nga Holanda në Itali. Sipas medieve italiane hetuesit thonë se këto 2 organizata kriminale kanë trafikuar të paktën 40 kg kokainë.

Ajo shpërndahej në shitës më të vegjël me nga 100 – 200 gram secili. Gjatë operacionit u gjetën edhe një revolver, një pistoletë gjysmë automatike, 2 pistoleta automatike dhe një sasi municionesh të kalibrave të ndryshëm.


Shtuar më 21/09/2019, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori