Nga prangat tek kamxhikët, çfarë u gjet brenda shtëpisë ku ofrohej seks online?
Ditën e sotme u shkatërrua një rrjet prostitucioni online ku 8 vajza dhe tutorja ranë në duart e policisë.

E reja L.B e kishte kthyer banesën e saj si bazë prostitucione duke u kujdesur për çdo detaj nga mjetet e deri tek punësimet e vazhdueshme.

Kjo banesë gjendet në Tiranë në Komunën e Parisit dhe burime nga policia bëjnë me dije se ajo ishte kthyer në një mini shtëpi publike brenda së cilës gjendeshin mjete “seksi” si pranga, maskat dhe lodrat e tjera të seksit që vajzat i përdornin për të joshur klientët.

Mësohet se për të gjetur vajzat tutorja 34-vjeçare L. B nxirrte njoftim në faqet që ofrojnë punë (në këtë rast ishte gazeta Çelësi) ku kërkonte vajza nga 18-30 vjeç. Në njoftim nuk thuhej puna, por ofrohej një pagë e kënaqshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 7 njësi kompjuteri
– 7 ekrane kompjuteri
– 7 kamera për komunikime video online. /albeu.com/



Shtuar më 16/06/2017, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori