Nga parukeritë, berberët e dyqanet: Oraret që do punojnë nga 11 maji
"Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi i distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete biznesi..."

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka firmosur sot urdhrin e ri që lejon nga 11 maji të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

Nga parukeritë, berberët, qendrat tregtare apo klinika dentare do lejohet të punojnë brenda fashës orare 08:00 deri në 17:30.

Në urdhrin e ministrisë, thuhet se këto shërbime do kryhen duke respektuar protokollet e sigurisë të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

"Nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.

Theksojmë se është shumë I rëndësishëm zbatimi I distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete biznesi, ku ashtu sic po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë", tha ministrja sot.

Shtuar më 08/05/2020, ora 21:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori