Babai i Lady Gaga-s mbledh firma për të dëbuar emigrantët nga lagjja e tij e pasur

Babai i Lady Gaga-s, Joe Germanotta, po mbledh fqinjët e tij për të larguar “emigrantët e bezdisshëm” që jetojnë pranë restorantit dhe shtëpisë së tij në Upper West Side të Nju Jorkut. 66-vjeçari pretendon se ata kanë pushtuar lagjen e tij të lartë dhe madje po sjellin prostituta në zonë. Kjo filloi të ndodhte kur hoteli Stratford Arms, jo shumë larg shtëpisë së tij, u shndërrua në një strehë për qindra emigrantë.

Germanotta përpilon një raport të shqetësimeve të banorëve lokalë për sjelljen e emigrantëve në zonë. Më pas, ai planifikon të kontaktojë Policinë.

Germanotta tha për mediat: Më e keqja është natën. Zhurma fillon rreth orës 10 dhe zgjat deri në 4 të mëngjesit. Ata luajnë muzikë dhe garojnë me motoçikleta. Nuk e kam problem që të jenë atje. Por të paktën menaxhojini.

Ai thotë se më parë trotuaret kanë qenë të pastra. Por në javët e fundit ai thotë se rrugët përreth janë mbushur me gjilpëra.