Nga murator në Mjeshtër i Madh, kush ishte Rexhep Çeliku (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ditën e sotme është ndarë nga jeta artisti i madh Rexhep Çeliku rreth orës 2 e 30 të mëngjesit.

Çeliku vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh.

Të hënën që lamë pas, atij iu akordua dhe çmimi "Nderi i Kombit" nga Presidenti Meta por fatkeqësisht artisti i madh nuk mundi t'a gëzonte.

Kush ishte Rexhep Çeliku?

Rexhepi ishte solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe numëron në reportorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.

Është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin.

Por si nisi karriera e tij?

Rexhep Çeliku kohë më parë në një intervistë për mediat ka deklaruar se ai fillimisht ka nisur punë në ndërtim dhe kanë qënë profesorët ato që kanë pikasur talentin e tij në kërcim.

"Të rinjtë në kohën e monizmit punonin ose në ndërtim, ose në fermë, për t’i ardhur në ndihmë familjes.

Unë isha një nga ata të rinj që nuk doja të rrija kot. Duke qenë me trup të madh mendova se, në ndërtim mund të jepja më shumë, pasi edhe lekë kishte më shumë.

Kështu që, tri muajt e verës nisa ndërtimin dhe gjatë kësaj kohe, profesor Panajoti më ka parë teksa punoja mbrapa TKOB-së. Kështu, nisën hapat e parë në këtë institucion dhe më pas nisa kursin e valltarëve.

Më përpara unë nuk e njihja dhe nuk e kisha idenë se kush ishte profesori i nderuar Panajot Kanaçi.

Në klasë të shtatë kisha parë vetëm baletin “Peter dhe ujku” që na mësonte shkolla, kaq njohuri kisha përsa i përket artit”, shprehej Çeliku.

Mesazhi i TKOB

Lamtumire korifeu i skenes, shqiponja e valles shqiptare, “Nderi i Kombit” – Rexhep Celiku.

Ne menyre te parakohshme, ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i valles shqiptare, Rexhep Celiku.

Pas nje semundje te rende, me te cilen luftonte prej vitesh, kryemjeshtri i valles dhe koreografi i Ansamblit Popullor, u shua ne shtepine e tij, ne Tirane rreth ores 04:00 te mengjesit.

Ngushellime familjes, miqve dhe kolegeve te “Nderit te Kombit”, Rexhep Celiku. /albeu.com/

Shtuar më 12/01/2018, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori