VIDEO/ Italianët e bëjnë sërish! Vjedhin jastëkun dhe çarçafët në një hotel në Sarandë!

Vetëm dy ditë pas publikimit të një videoje, ku turistët italianë largoheshin nga lokali në Berat pa paguar faturën, një ngjarje tjetër është regjistruar në Sarandë.

Protagonistë janë sërish turistët italianë.

Sipas denoncimit të “Saranda Web” turistët italianë kanë vjedhur jastëkun, çarçafët dhe një peshqir në një hotel.

Fillimisht ata nuk kanë pranuar, ndërsa pas kontrollit ka rezultuar se në çantën e tyre ndodheshin edhe sendet e grabitura nga hoteli.

“Ju lutem publikojeni vidion shikoni se si na vjedhin italianët. Vemi të pastrojmë dhomën dhe na mungon jastëku kllëfi i jastëkut, carcafi dhe një peshqir.  I lanë valiçet dhe erdhën t’i marrin ne orë 16 e 30 minuta. Kur u them se mungojnë në dhomë jastëku peshqiri dhe carcafi thanë nuk dime  gjë. Nje cante e kishin marrë me vete kur vajta dhe i thashe sille canten e solli e kontrolluam dhe i gjetem. Nuk u beri fare përshtypje vetëm thanë na falni dhe ne si gjithmon kur kapim hajdutin e falim”, thuhet në denoncim.

Kujtojmë se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni u shpreh e turpëruar nga veprimi i turistëve në Berat dhe e pagoi personalisht faturën e tyre./Albeu.com/


Shtuar 19.08.2023 20:07