Nga miratimi i Reformës Zgjedhore tek zbatimi i asaj në Drejtësi, KE sqaron ç’duhet të përmbushë Shqipëria
Komisioni Evropian ka bërë një sqarim mbi debatin për numrin e kushteve para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionit Europian për Partneritet Ndërkombëtar, Fqinjësi dhe Zgjerim për Euronews Albania ka sqaruar se para konferences nderqeveritare duhet te realizohen miratimi i reformës zgjedhore, garantimi i financimit transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore, si dhe garantimi i vijimit të zbatimit të reformës në drejtësi.

Po ashtu Pisoneri tha se duhet te perforcohet lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, por keto nuk jane 15 kushtet.

"Përfundimet e Këshillit të Marsit kanë përcaktuar qartë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria para konferencës së parë ndërqeveritare. Kjo lidhet me: miratimin e reformës zgjedhore; garantimi i financimit transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore; garantimi i vijimit të zbatimit të reformës në drejtësi”, thotë Pisonero në përgjigjen e saj.

Shqipëria duhet gjithashtu të përforcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Keto nuk janë 15 kushte”, thuhet në deklaratën e dërguar nga zëdhënësja e KE.

“Përballja me fenomenin e aplikimeve të pabaza për azil, garantimi i riatdhesimit të tyre, si dhe ndryshimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ishin gjithashtu përparësi të rëndësishme”, thuhet në reagimin e Komisionit për pjesën e para-kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare, shkruan panorama.

Ndërsa pjesa e tjetër e kërkesave lidhet me kuadrin negociues dhe nga vendi kërkohet që ato të plotësohen gjatë procesit të negociatave:

“Për më tej, përfundimet e Këshillit parashikojnë se Kuadri Negociues do të reflektojë një numër çështjesh që Shqipëria do të vijojë t’i adresojë në periudhën e ardhshme, dhe si pjesë e procesit të negociatave. Puna në këto fusha po vijon për momentin. Komisioni do të vijojë të monitorojë përparimin e vendit në të gjitha fushat dhe të mbështesë përpjekjet vijuese të Shqipërisë”, përfundon sqarimi i Komisionit.
Shtuar më 19/06/2020, ora 20:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori