Nga minat antitank te predhat, ja armët e rënda që mbanin shqiptarët në banesa (FOTO LAJM)

Prej disa muajsh Policia e Shtetit ka nisur nismën “Shqipëria pa armë” ku është bërë dorëzimin në mënyrë vullnetare e armëve, për të cilat nuk do të ketë asnjë ndjekje penale.

Pas 3 -4 muajsh aksion në të gjithë Shqipërinë, Policia e Shtetit ka mbledhur dhe sekuestruar municione të ndryshme ushtarake, nga më të lehtat (fishekë, armë zjarri, kapsolla) deri tek më të rëndat (mina antitank, predha antitank, predha topi).

Vetëm gjatë ditëve të fundit, në Shqipëri janë dorëzuar 69 armë zjarri, 40.119 fishekë, 30 granata, 56 krehëra, 23 ndezësa, 2 kallëpe tritol, 2 predha, 195 kapsolla detonatore si dhe 6 bomba tymuese.

Konkretisht në qarqet:

1- Qarku Kukës.

Janë dorëzuar 15 armë, 1103 fishekë, 16 krehër, 11 granata dhe 105 kapsolla detonatore.

2- Qarku Tiranë

Në Komisariatet e Policisë Tiranë janë dorëzuar vullnetarisht nga banorët 10 armë zjarri, 4439 fishekë, 10 krehëra, 2 kallëpë tritol dhe 90 kapsolla detonatore.

3- Qarku Dibër

Janë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Dibër 8 armë zjarri, 7 krehëra, 2184 fishekë, 5 granata, 22 ndezësa.

4- Qarku Fier

Janë dorëzuar 8 armë zjarri, 1180 fishekë, 4 granata dhe 11 krehëra.

5- Qarku Berat

Janë dorëzuar 5 armë zjarri, 600 fishekë dhe 6 bomba tymuese.

6- Qarku Shkodër

Dorëzohen nga banorët 5 armë zjarri, 4 krehëra, 3250 fishekë, 2 granata dore.

7- Qarku Durrës

Janë dorëzuar 5 armë zjarri, 8 krehera ,525 fishekë dhe 2 granata dore.

8- Qarku Korçë:


Janë dorëzuar: 4 armë zjarri, 2 predha dhe 20 788 fishekë.

9- Qarku Elbasan

Janë dorëzuar vullnetarisht 4 armë zjarri dhe 2880 copë fishekë.

10- Qarku Gjirokastër.

Janë dorëzuar 3 armë zjarri, 1 granatë dore, 1 ndezëse granate dhe 3070 fishekë.

11- Qarku Vlorë

Është dorëzuar nga banorët 1 armë zjarri si dhe 60 fishekë.

12- Qarku Lezhë

Është dorëzuar 1 armë zjarri, 40 fishekë dhe 5 granata.

Edhe njëherë Policia e Shtetit falënderon të gjithë ata banorë që kanë dorëzuar vullnetarisht armët dhe municionet luftarake si dhe iu bën thirrje të gjithë atyre që mbajnë armë pa leje t'i dorëzojnë ato brenda afatit të amnistisë 30 Prill 2017. /albeu.com/

Shtuar më 18/04/2017, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori