Zgjedhjet vendore, Sali Berisha voton familjarisht: Kjo është një ditë fitoreje për demokracinë

Ish-kryeministri Sali Berisha votoi sot në shkollën “Kosova”, Tiranë.

Berisha u parqit në qendërn e votimit i shoqëruar nga familja e tij, bashkëshortja Liri Berisha, e bija Argita Berisha, i biri Shkëlzen Berisha dhe dhëndri Jamarbër Malltezi.

“Berisha: Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar Së pari, një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë, të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore. Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve, që të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë se ky është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin pjesë sot në votime. Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj. Së dyti, ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë, të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim, e bën gabimin edhe më të madh. Ndaj dhe le t’u prijë mençuria e tyre, në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar dhe kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare”, tha Berisha./albeu.com/

 

 


Shtuar 14.05.2023 10:08