Nga mesnata e sotme mbyllet kalimi te sheshi "Shqiponja", ja si devijohet trafiku
Nga mesnata e sotme do të ndalohet qarkullimi i makinave tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë.

Shkak janë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe te zona e Astirit.

Autoritetet rekomandojnë rrugën e vjetër të Ndroqit ose Rrogozhinë Elbasan.

Dy ditë më parë drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi planin për menaxhimin e trafikut, ndërsa tha se pjesë e këtij plani do të jetë udhëzimi i drejtuesve të automjeteve që vijnë nga Durrësi për të përdorur rrugën e Ndroqit, si dhe nga Rrogozhina drejt rrugës së Elbasanit.

“Do mbajmë një korsi emergjencash ndërsa pjesën tjetër do ta menaxhojmë në tre korsi hyrjen në Tiranë. Do të menaxhojmë këtë trafik dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve.

Rruga e Elbasanit do të na ndihmojë. I bëj thirrje drejtueseve të mjeteve që e kanë të domosdoshme të vijnë në Tiranë të gjejnë rrugë alternative.

Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Qytetarët të eliminojnë lëvizjet e pa domosdoshme nga dogana. Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit.

Bllokimi i rrethrrotullimit të Sheshit Shqiponja do të zgjasë 4 muaj.
Shtuar më 25/10/2020, ora 20:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori