Nën sulmet ruse, batalioni Azov refuzon të dorëzohet: Po ju kapëm do ju dënojmë me vdekje (FOTO LAJM)

Ka raporte kontradiktore në lidhje me numrin e luftëtarëve që janë dorëzuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol dhe gjithashtu konfuzion rreth numrit ushtarëve që kane mbetur të bllokuar, shkruan BBC.

Rusia sapo ka thënë se 771 ushtarë të tjerë janë evakuuar duke e çuar totalin në 1,730. Në fillim besohej se kishte 2000 luftëtarë ukrainas në fabrikën e çelikut. Nëse marrim parasysh deklaratat ruse për totalin e atyre e personave që janë dorëzuar, kjo mund të nënkuptojë se qindra  prej tyre janë brenda tuneleve labirint të fabrikës së çelikut.

Në të vërtetë, mediat pro-ruse kanë thënë se komandantët e Batalionit Azov ende nuk janë dorëzuar. Kjo njësi e forcave të armatosura ukrainase është një pate noir i rusëve, duke u shfaqur dukshëm në propagandën e Kremlinit.

Rusia i ka akuzuar ata si nazistë, diçka që Ukraina e ka mohuar gjithmonë.

Ndërkohë, disa ligjvënës rusë kanë thënë se ata duhet të trajtohen si kriminelë lufte dhe jo si robër lufte. Vyacheslav Volodin, Kryetari i Dumës, Parlamenti rus, tha se “kriminelët nazistë nuk duhet të shkëmbehen”.

Një deputet i njohur madje tha se dënimi me vdekje duhet të kthehet në fuqi. Leonid Slutsky, i cili më parë kishte marrë pjesë në negociatat me Ukrainën, i quajti ata “kafshë në formë njerëzore”.

Duke pasur parasysh këtë kontekst, mund të ndodhë që dorëzimi të shndërrohet në një ofertë gjithnjë e më pak tërheqëse për ata që kanë mbetur të bllokuar.

Pyetja është, çfarë planifikojnë të bëjnë në vend të kësaj?