Nga mbyllja e subjekteve te marrja e autorizimeve, zbardhet urdhri i masave anti-Covid
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar dy urdhrat, ku qartësohet kufizimi i lëvizjes gjatë orëve të natës në vend si edhe përcaktohet orari i mbylljes së aktivitetit të bareve dhe restoranteve.

Sipas urdhrit, duke filluar nga nesër, për një afat tre javor, pra deri më datë 02 dhjetor, kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

I njëjti rregull vlen edhe për baret, fast food-et dhe restorantet. Bizneset në fjalë do të mbyllen nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit përveç shërbimit të shpërndarjes që nuk ka kufizime.

Gjatë ditës së djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve propozoi mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restorante dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit pasi konsiderohen si vatra infeksioni.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery”, tha Rakacolli.

Drejtuesja e Komitetit Teknik tha se për administratën publike rekomandohet puna nga shtëpia, në zbatim të protokolleve të sigurisë. “Smart-ëorking për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë”.

Ndërsa për shkollat u shpreh se nuk konsiderohen si vatra infeksioni, por po monitorohen me kujdes për të parë se si vijon situata.

“Neve na rezulton se që në shkolla të ketë shpërndarje te infeksionit më të madhe se më parë. Nuk i kemi shkollatvatra infeksioni. Ne po monitorojmë me shumë kujdes dhe masat merren në vazhdim të situatës epidemiologjike. Shohim fenomenin, zbulojmë faktorët dhe shohin çfarë mund të bëjmë për parandalimin. Sot për sot shkollat nuk kanë influencuar në një rëndim të madh të situatës”, tha Rakacolli.

Vlen të përmendet se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur edhe hyrjen në fuqi të testeve të shpejta që do të nxjerrin përgjigjen për 40 minuta për grupe të caktuara ndërkohë që do të hiqet ritestimi pasi sipas vlerësimit të tyre është vënë re se pas 14 ditësh, personat e infektuar me Covid-19 nuk e përhapin virusin edhe në rast se vazhdojnë të jenë pozitiv.
Shtuar më 10/11/2020, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori