Nga mbipeshë në elegante, si u dobësua në pak kohë Rudina Dembacaj

Rudina Dembacaj është një ndër aktoret më të njohura të humorit shqiptar. Tashmë ajo është edhe një moderatore e njohur dhe e sukseshme.

Dikur ajo ka qënë mbipeshë, ndërsa sot është një zonjë mjaft e hijshme, me forma trupore të rrumbullakosura e për t’u pasur zili.

Rudina ka treguar se peshonte rreth 88 kilogramë dhe falë një diete të mirë ka arritur të fitojë trupin e dëshiruar.

Në Pasdite në TCH Rudina tregon:

Hoqa dorë nga ushqimet e gatshme. Mami më mësoi që çdo fundjavë ta përgatisja vetë ushqimin. Bëja shpenzimet e javës me fruta dhe perime dhe i lija gjysmë të gatshme. Konsumoja supa nga më të ndryshmet dhe super sallata.

Dreka ishte krejtësisht normale, me perime të larmishme. Nuk e njihja më parë avokadon, por zbulova se ishte një prej frutave më të shëndetshme.

Eliminova çdo lloj pije me gaz dhe alkoolike, si dhe kripën e tepërt (mua më pëlqejnë shumë turshitë, por edhe kripa e tepërt është si sheqeri).

Bëra ca truke të vogla, por nuk lashë asgjë jashtë dietës.

Sekreti për rezultatin është zvogëlimi i porcioneve. Edhe palestra ka luajtur një rol të rëndësishëm.

3 herë në javë, dy orë. Dhe në fund të të gjitha veglave, ushtrime kardio. Vetëm pas tre muajsh, pata një rezultat befasues. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2018, ora 15:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori