Nga Lokali Franit tek ai i Isufit, ku do të votojnë shqitarët më 30 qershor
Edhe për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, shqiptarët do të jenë të detyruar që t’u drejtohen lokaleve apo ambienteve të tjera private që janë përshtatur për t’u kthyer në qendra votimi.

Kryetarët e Bashkive Vau Dejës, Lezhë, Kurbin, Bulqizë, Durrës, Shijak, Belsh, Gramsh, Cërrik, Elbasan, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Divjakë, Mallakastër, Tepelenë, Devoll, Selenicë, kanë paraqitur propozimet për caktimin e 151 QV në ndërtesa private. Sipas KQZ-së, mungesa e objekteve publike në territorin e zonës së qendrës së votimit është shkaku për propozimin e caktimit të vendndodhjes së QV-ve në ndërtesa private, shkruan tirananews.al.

Nga 151 QV të propozuara në ndërtesa private:

131 QVpropozohen në të njëjtën vendndodhje sikundër në zgjedhjet 2017">2017;
20 QV propozohen në vendodhje të ndryshme nga zgjedhjet 2017">2017. Për sa referohet në propozimet e Kryetarëve të Bashkive, arsyet kryesisht kanë të bëjnë me mosdakortësinë e pronarëve për të vënë në dispozicion ambientin për QV, amortizimin e ambjenteve.
Konkretisht:

Bashkia Vau Dejës (4 QV)
Bashkia Lezhë (7 QV, 1QV në vendndodhje të ndryshme nga 2017">2017)
Bashkia Kurbin (6 QV, 1 QV në vendndodhje të ndryshme nga 2017">2017)
Bashkia Bulqizë (1 QV,në vendndodhje të ndryshme nga 2017">2017)
Bashkia Durrës (35 QV, 8 QV në vendndodhje të ndryshme nga 2017">2017)
Bashkia Shijak (4 QV, 2 QV në vendndodhje të ndryshme nga 2017">2017)
Bashkia Belsh (2 QV)
Bashkia Gramsh (6 QV, 2 QV në vendndodhje të ndryshme nga 2017">2017)
Bashkia Cërrik (19 QV)
Bashkia Elbasan (11 QV, 1 QV në vendndodhje të ndryshme nga 2017">2017)
Bashkia Ura Vajgurore (3 QV, 1 QV në vendndodhje të ndryshme nga 2017">2017)
Bashkia Kuçovë (5 QV)
Bashkia Berat (4 QV, 1 QV në vendndodhje të ndryshme nga 2017">2017)
Bashkia Divjakë (7 QV, 1 QV në vendndodhje të ndryshme nga 2017">2017)
Bashkia Mallakastër (3 QV, 1 QV në vendndodhje të ndryshme nga 2017">2017)
Bashkia Tepelene (1 QV)
Bashkia Devoll (5 QV, 1 QV në vendndodhje të ndryshme nga 2017">2017)
Bashkia Selenicë (3 QV)
Bashkia Lushnje (25 QV).
Shtuar më 02/03/2019, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori