Nga kush ka frikë ministri Lleshaj? Shkon me 9 truproja tek studentët e Durrësit
Ditën e sotme ministri i Mbrojtjes, Sandër Llleshaj ka zhvilluar një takim me studentët e Durrësit, por këta të fundit e kanë pritur me protesta dhe thirrje kundër tij.

Në hyrje të Universitetit të Durrësit disa të rinj i kërkuan llogari Lleshajt për gazin e hedhur në protestën e opozitës, si dhe për faktin se gjatë kohës që ka qenë këshilltar i Ramës ai nuk ka bërë asgjë për të ndaluar kanabizimin e vendit.

Ajo që bëri përshtypje tek studentëtt të cilët kanë raportuar në media është se ministri dukej i frikësuar.

Sipas fotovo dhe videove nga takimi, studentët tregojnë se Lleshaj ruhej nga 9 truproja. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori