Nga i importojmë ilaçet? Kryesojnë Italia, Gjermania, Zvicra
Pëlqej
Shqipëria ka importuar ilaçe në vlerën e 24 miliardë lekëve gjatë vitit të kaluar, ose 184 milionë euro përafërsisht.

Të dhënat e institutit të statistikave të përpunuara tregojnë qartë edhe epërsinë që disa vende kanë në listën e atyre nga të cilët ne i importojmë këto ilaçe.

Në vend të parë të listës, me pozita të padiskutuara në krahasim me të tjerët qëndron pikërisht Italia, me 3.4 miliardë lekë, ose 26 milionë euro importe gjatë 2017-ës.

Në vend të dytë ndërkohë qëndron Gjermania me 2.7 miliardë lekë importe në vendin tonë. Më pas vijon Zvicra me 2.5 miliardë lekë ilaçe të importuara në vendin tonë në një vit.

Tre vendet e para janë praktikisht peshat e rënda të industrisë farmaceutike jo vetëm në Europë por edhe në nivel global, pasi zënë një pjesë të mirë të tregut global, jo vetëm në sasi por edhe në cilësi.

Tre vendet e para të listës zënë kështu pak më shumë se 1/3 e importeve në vend, ose më saktë 35.8% të totalit. Lista më pas vijon me Turqinë dhe Slloveninë, të cilat me 2.1 dhe 2 miliardë lekë respektivisht mbyllin 5-shen e parë.

Në total janë plot 68 shtete të botës nga të cilat Shqipëri ka importuar produkte farmaceutike gjatë 2017-ës. /Scan/


Shtuar më 10/04/2018, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori