Propozimi i fortë i presidentit peruan për përdhunuesit e të miturve

Përdhunuesit e të miturve duket se do të përballen me masa tepër të ashpra në Peru.

Presidenti peruan Pedro Castillo, tha të shtunën se qeveria e tij po shqyrtonte vendosjen e tredhjes kimike ndaj përdhunuesve të të miturve, ndër masat e tjera drastike për të luftuar krime të tilla.

“Mjaft me kaq shumë dhunë! Krimet seksuale ndaj fëmijëve nuk do të tolerohen nga kjo qeveri dhe as nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”, tha Castillo, i cili tha se ishte “i zemëruar” nga përdhunimi i një vajze 3-vjeçare që ka tronditur vendin.

Masa e propozuar nga Presidenti Castillo duhet të miratohet nga parlamenti peruan.

Castillo tha se tredhja kimike e përdhunuesve ishte praktikuar tashmë në vende të tilla si Rusi, Poloni, Koreja e Jugut, Indonezi dhe Moldavi. Kastrimi kimik bëhet duke administruar barna që pengojnë dëshirën seksuale.

Sipas Ministrisë peruane të të Drejtave të Grave, më shumë se 21,000 të mitur janë përdhunuar në 4 vitet e fundit. Vetëm në vitin 2021 janë regjistruar 6929 raste.

Në Peru, përdhunuesit e mitur përballen me burgim të përjetshëm.