Nga Fatos Nano te Pirro Çako, 10 divorcet që tronditën shqiptarët (FOTO LAJM)

Fatos Nano dhe Rexhina

Fatos Nano u divorcua nga Rexhina në vitin 2001, pas një martese që zgjati 27 vite, fryt i të cilës qenë dy fëmijë. Lajmi i divorcit bëri po aq bujë sa ai i martesës së dytë, pasi për herë të parë një njeri i njohur bëri publikisht një martesë të dytë. Fatos Nano u martua me Xhoanën, 21 vite më e re se ai. Ata u martuan në nëntor të 2002-shit. Çifti nuk ka fëmijë, përveç 26-vjeçarit Klajd Nano, fëmijë i Xhoanës nga martesa e parë.
Rastet e divorceve fatkeqësisht po dëgjohen çdo ditë e më shumë, por kur bëhet fjalë për njerëz të famshëm dhe të rëndësishëm lajmi merr përmasa të tjera.

Megjithatë jeta vazhdon ndaj me kalimin e kohës një pjesë e mirë e tyre ia ka dalë të krijojë marrëdhënie të tjera dhe në shumicën e rasteve personazhet e njohur ruajnë një raport korrekt me ish-partnerin/en, me të cilin/ën kanë edhe fëmijë.

Në fotogalerinë e mësipërme ju rikujtojmë 10 prej këtyre divorceve që kanë bërë më shumë zhurmë në shqipëri./albeu.com/

Shtuar më 26/06/2020, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori