Nga Ervin Salianji te Tritan Shehu, cilët demokratë u përjashtuan nga gara për deputetë
Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve për deputetë pranë Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin për përzgjedhjen e emrave që do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Burimet bëjnë me dije se komisioni ka skualifikuar emra të tillë si Ervin Salianji, i vetmi ish-deputet demokrat i konfirmuar nga anëtarësia në Qarkun e Korçës.

Salianji ka qenë tejet aktiv gjatë viteve të fundit në opozitë, duke u përballur edhe me procese gjyqësore për shkak të publikimit të audio-përgjimit me Geron Xhafën, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Akuzat e vazhdueshme të opozitës për mbrojtje ndaj Geron Xhafës pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për llogari të drejtësisë italiane, detyruan Fatmir Xhafajn të jepte dorëheqjen nga posti.

Komisioni duket se nuk ka marrë në konsideratë asnjë kontribut prej 8 vitesh të ish-deputetit.

Inate personale apo përplasjet publike të mëparshme publike, ku veçohet ajo me ish-ministrin Ruli, sot anëtar i komisionit të vlerësimit, në kohën kur ky i fundit bënte oponencën ndaj kryedemokratit Basha, duket se i kanë kushtuar Ervin Salianjit skualifikimin.

Gjithashtu, është skualifikuar edhe ish-deputeti Tritan Shehu dhe Endri Hasa, ndërsa Halim Kosova, një figurë e respektuar brenda radhëve të demokratëve, ka preferuar të tërhiqet nga gara nëpërmjet një video-mesazhi dërguar liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan panorama.

Kështu nga 3593 kandidatë të propozuar, në listën përfundimtare janë 326 kandidatë, por do të jetë kryesia e Partisë Demokratike e cila do të marr në shqyrtim emrat e kualifikuar dhe më pas Këshilli Kombëtar, i cili do të miratojnë listën finale të kandidatëve për deputetë, ku 20% të emrave janë ekskluzivitet i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Në fund, Kryesia voton dhe zgjedh 140 kandidatët me të cilët PD do të dalë në zgjedhjet e 25 prillit 20201.
Shtuar më 23/10/2020, ora 18:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori