Koulibaly fle me Kupën e Afrikës, feston si Bonucci dhe Chiellini

Senegali arriti të fitonte Kupën e Afrikës pasi mposhti me penallti Egjiptin. “Ruleta ruse” i buzëqeshi kombëtares së Sadio Mane i cili doli triumfues përballë shokut të tij te Liverpool, Mohamed Salah.

Senegalezët shkruan historinë, teksa arritën të rrëmbenin Kupën e Afrikës për herë të parë në historinë e kombëtares së Senegalit. Ngritja e Kupës në qiell ishte një festë legjitime e një kombëtareje që shpresoi deri në fund përballë një Egjipti që e kishte fituar plot 7 herë.

Protagonist absolutë ishte edhe mbrojtësi i Napolit, Kolidou Koulibaly, i cili u tregua i saktë nga pika e bardh e penalltisë. Pas festës me shokët e skuadrës, mbrojtësi i Napolit e zhvendosi festën edhe në krevatin e tij, Një foto e publikuar nga krevati me trofeun prestigjioz ishte një festim siç kanë bërë më parë edhe lojtarë të tjerë pasi kanë fituar trofe të rëndësishëm në karrierën e tyre.

Kapiteni i Senegalit “imitoi” Lewandowskin me Champions-in, Leonardo Bonucci e Giorgio Chiellini pas triumfit të paharrueshëm në ‘Wembley’, korrikun e kaluar.

Mes mesazheve të urimit, të mbërritura te Koulibaly, është edhe ai futbollistëve të  Napolit të tij. “Urime vëlla”, – shkruajnë Lorenzo Insigne dhe Matteo Politano. Aktorët Omar Sy dhe Salvatore Esposito, gjithashtu i dërguan përshëndetjet e tyre.

Aurelio De Laurentiis në vend të kësaj zgjodhi Twitter-in për mesazhin e tij të lumturisë: “Great Koulibaly! T’u shpërblye besnikëria ndaj origjinës, që të nderon aq shumë. Je një kampion i madh”. /h.ll/albeu.com


Shtuar 7.02.2022 11:34