Në Kamzë, aty ku "Paris-New York" bëhet për 5 minuta dhe të ofrohet një takim me "Belusconin" (FOTO LAJM)

Ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut emërtimi i një rruge të Kamzës me emrin e "Donald J Trump", nga kryebashkiaku i këtij qyteti.

Por kjo nuk është rruga e vetme që merr emrin e një personazhi kaq të njohur publik në këtë qytet.

Nisma e cila ka nisur disa vite më parë me moton " ta shndërrojmë qytetin në një qendër urbane të modernizuar" , ka bërë që shumë rrugë të Kamzës të pagëzohen me emrat "Silvio Berlusconi”, “Nikolas Sarkozy”, “Mozart” etj.

Qytetarët e Kamzës të cilët sot e kalojnë numrin 100 mijë kanë privilegjin të punojnë në lagjet "Paris", “Manhatan”, "New York".
"Bruksel", "Uashington", "Berlin", "Milano", "Coca Cola", "Londër", "Meksikë" janë disa nga emrat e tjerë të rrugëve të këtij qyteti.

E së fundmi njerëzit e Kamzës do të ecin në Bulevardin "Donald J Trump", një rrugë rreth 500 metra që nuk plotëson asnjë kriter në fakt për të qenë bulevard.

Pak muaj më parë kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu shpalli presidentin e SHBA-ve "qytetar nderi"./Albeu.com/
Shtuar më 18/03/2017, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori