Nga djali që njohu në Facebook te rrethi miqësor, zhduket pa gjurmë 19-vjeçarja (FOTO LAJM)

Një vajzë e re vetëm, 19-vjeç Artemis Vassilis, nga Kororpia e Greqisë është zhdukur pa lënë gjurmë, ndërsa e informoi familjen se ishte duke shkuar në një intervistë pune.

Mediat greke shkruajnë se vajza ishte duke shkuar për intervistë në një dyqan lodrash. Tashmë familja po kërkon gjurmë të saj në llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe

Që kur Artemis u zhduk, vëllezërit e saj po kërkojnë derë më derë në vendet e mundshme ku mund të ishte motra e tyre, edhe në spitale, por pa rezultat.

“Dikush tradhtoi fëmijën tim”

Sipas babait të Artemis, i cili foli për protothema.gr , vajza e tij u zhduk të premten pasdite.

Prindërit ishin të qetë se fëmija i tyre do të shkonte atje, por sipas hetimit të policisë, Artemis kurrë nuk shkoi dhe autoritetet tani po e përqendrojnë hetimin tek rrethi i saj miqësor.

Sipas familjes së saj, Artemis kishte takuar një 24-vjeçar përmes Facebook dhe rrallë kishte dalë me të, pasi prindërit e saj nuk ishin pozitivë në lidhje me këtë njohje.

Babai i Artemis, thotë se ai di shumë pak për të riun dhe së fundmi ajo i kishte dhënë fund kësaj marrëdhënieje. Kohët e fundit, miqtë e saj e kanë parë vajzën me trishtim për shkak të ndarjes së saj nga i riu dhe në përgjithësi e përshkruajnë atë si një fëmijë me një karakter të mbyllur.

Sipas informacioneve, vajza 19-vjeçare kishte 40 euro me vete kur doli nga shtëpia dhe po bëhen përpjekje për të gjetur telefonin e saj celular.

Ditën kur Artemis u zhduk, ajo kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë blu të hapur me vija të bardha dhe një çantë të zezë shpine.

Prindërit e saj po bëjnë thirrje që vajza e tyre të gjendet së shpejti dhe kushdo që di asgjë të kontaktojë policinë.

Shtuar më 19/10/2020, ora 19:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori