Nga çfarë sëmundje vuan Rama? Mjeku kinez i nxjerr sekretin
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama është përfolur gjatë për vizitat e tij në spitale, gjë e cila është përdorur nga opozita si "armë" për t'a lidhur atë me drogën.

Por nga çfarë vuan vërtet Edi Rama?

Një vit më parë, mjeku kinez i cili kuronte Ramën, do të nxirrte pa dashje sëmundjen e kryeministrit.

"Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka probleme me mesin. Ai kishte provuar shumë trajtime mjekësore në spitale të tjera, por pa rezultate të dukshme.

Ai erdhi tek unë për trajtim dhe konkretisht iu nënshtrua 5 trajtimeve në klinikën time, duke përfshirë akupunkturën dhe masazhin”, tha në atë kohë mjeku kinez.

Këtë gjë pohoi dhe vetë kryeministri Edi Rama mbrëmë në ora Neës duke shtuar se: Unë kam qenë në spital te një miku im shumë i mirë mjek, që ka pasur një histori suksesi në Itali, njeh problemin tim, që e kam të trashëguar si të gjithë shokët e armëve në fushën e basketbollit me mesin e pasi bëra një udhëtim të gjate pata një kolpo që me krijoi një problem me nervin shiatik". /albeu.com/

Shtuar më 13/03/2018, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori