Nga azilant në deputet, historia e Ervis Meços
Komisioni Qëndror Zgjedhor i ka dhënë ditën e sotme mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë Ervis Meços, kandidat në listat e Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës.

Ervis Meço është përfaqësues i partisë së komunitetit Egjiptian, kandidati i Partisë për Europianizim dhe Integrim, me kryetar Rivelino Çunin. Kjo forcë politike në zgjedhjet e shkuara ishte aleate me Partinë Demokratike.

Në formularin e tij të dekriminalizimit Meço sqaron se është dënuar për shkak se ka regjistruar në mënyrë të paligjshme një zyrtar gjerman, me 30 ditë burg, dënim i cili është konvertuar në gjobë.

Ai ka qëndruar si azilant politik në Gjemani për katër muaj por nuk e ka përfituar statusin. Sipas formularit të plotësuar nga ai vetë, Meço ka shkuar në Gjermani për azil pas zgjedhjeve të 2017.

Bashkë me Meçon shkon në 122 numri i deputetëve me mandat, teksa mbeten edhe 18 karrige pa plotësuar nga opozita e re, një nga listat e LSI-së dhe 17 nga PD-ja.
Shtuar më 16/05/2019, ora 21:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori