Nga arratia, ish-zyrtari i policisë ankimon vendimin e Gjykatës
Pëlqej
Ish-shefi i Policisë Vlor Jaeld Çela, i cili aktualisht gjendet në arrati për shkak të bashkëpunimit me Habilajt, ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për zgjatjen e hetimeve me tre muaj të tjerë.

Ankimimi është bërë nga avokati i tij dhe pritet që seanca për shqyrtimin e kërkesës të mbahet më 21 shtator. Gjykata e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e afateve të hetimit edhe me tre muaj rreth 10 ditë më parë për dy ish-komisarët e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe Gjergj Kohila, të dyshuar për lidhje me bandën e Habilajve në trafikun e drogës.

Dyshohet se ish-zyrtari Bode i siguroi grupit zhvillimin e lirshëm të aktivitetit, përmes shmangies së kontrolleve policore, thuhet më tej. Në këtë aktivitet kriminal, shefi i Policisë Bode, krahas implikimit me trafikantët e grupit, ka bashkëpunuar edhe me dy ish-zyrtarë të tjerë të Policisë, drejtorin Jaeld Çela dhe shefin kundër Drogës dhe Trafiqeve, Gjergji Kohila.
Shtuar më 16/09/2018, ora 20:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori