Keni thonj të verdhë? Nga çfarë shkaktohet dhe si ta trajtoni

Thonjtë e shëndetshëm me lëkurë të shëndetshme do të duhej të jenë ngjyrë rozë, mirëpo nëse në thonj është e pranishme edhe ngjyra e verdhë, mund të jetë shenjë e ndonjë çrregullimi shëndetësor ose mund të jetë rezultat i ndonjë shprehie të keqe.

Pirja e duhanit – kjo është edhe shkaku më i zakonshëm i thonjve të verdhë. Megjithatë, në qoftë se ju vendosni që mos të lëni duhanin të paktën përpiquni që ta vendosni cigaren në taketuke në vend që ta mbani gjatë gjithë kohës në dorën tuaj.

Problemet shëndetësore – pamja e verdhë e thonjve mund të jetë për shkak të disa problemeve shëndetësore si për shembull sëmundja e mëlçisë, veshkave ose sëmundjeve të mushkërive, diabeti, mangësi hekuri dhe zinku, infeksionet fungale. Thonjtë bëhen të errët të verdhë dhe ngjyrë kafe të çeltë, dhe zhvishen e mbajnë erë të pakëndshme.

Manikyri jo i rregullt i thonjve – thonjtë zakonisht bëhen të verdhë, kur janë të ekspozuar ndaj toluenit, formaldehidit dhe dibutylphthalate, komponentët që gjendën në ngjyra të thonjve. Përdorimi i pavend i manikyrit të thonjve, veçanërisht nëse ato janë me ngjyrë të errët, lënë njolla në thonj.

Si të largoni ngjyrën e verdhë nga thonjtë

* Zhytini thonjtë për pak minuta në lëng limoni të freskët në të cilin duhet të keni shtuar edhe pak sodë bikarbon. Acidi i lëngut të limonit i kombinuar me sodë ndihmon në heqjen e ngjyrës të padëshirueshme.

* Barërat për proteza të dhëmbëve jo vetëm që janë të mira për zbardhjen e dhëmbëve, por mund të bëjnë mrekulli me thonjtë e verdhë. Futeni tabletën në ujë dhe në atë lëng mbajini thonjtë tuaj për disa minuta.