Nga 1 Maji, Kosovaret hyjne ne Shqiperi pa pasaporta
Albeu.com
Qeveria Shqiptare vendosi që gjatë sezonit turistik qytetarët e Kosovës në Shqipëri të mund të udhëtojnë pa pasaportë por vetëm me një nga dokumentat e identifikimit.Shtetasit e Republikës së Kosovës, prej një maj mund të shkojnë në Shqipëri pa pasaporta. Për të kaluar në territorin shqiptarë qytetarët kosovarë mjafton të kenë një nga dokumentat e identifikimit personal si pasaportë, kartë identiteti (IC),çertefikatë ose patentshoferi. Për të rinjtë nën moshën 18 vjeçare duhet çertefiklatë e lindjes, fotokopje e kartës së identitetit të prindit dhe letër autorizuese për të udhëtuar vetëm pa prindërit. kështu kanë vendosur autoritet shqptare në bashkëpunim me misionin ndërkombëtare UNMIK. Ambasada shqiptare në Prishtinë ka njoftuar se për sezonin turistik nga 1 maj deri më 31 tetor 2008, nuk është më e nevojshme që të merren leje kalimi tek zyra konsullore e Ambasadës së Shqipërisë, por është valide njëra prej dokumentave të
sipërshënuara.

Për sezonin e ri turistik autoritetet shqiptare kanë marrë masa të gjithanshme për të siguruar një mikëpritje sa më të mirë të gjithë vizitorëve, që në pikat e hyrjes në kufi e deri në destinacion.

"Qeveria e Shqipërisë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, si Ministria e Kulturës e Turizmit, Ministria e Brendshme, Ministria e Transportit etj, në
koordinim edhe me sektorin privat të turizmit janë të angazhuara për realizimin e një standardi europian për turistët që do të vizitojnë Shqipërinë në këtë periudhë", thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare. ajo poashtu bënë të ditur se në të gjitha zonat turistike nuk do të mungojë për asnjë moment rryma dhe uji i pijshëm si dhe përkujdesja dhe siguria publike.
Shtuar më 03/05/2008, ora 20:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori