Nga 1 janari, Maqedonia pa viza e pa duhan
Albeu.com
Nga 1 janari i vitit 2010 në Maqedoni do të ndalohet pirja e duhanit në vende publike, por edhe nëpër kafene dhe restorante. Sipas rregullave të deritanishme, në lokale, më shumë se gjysma se vendeve për ulje duhet të ...... jenë të dedikuara për ata që nuk e pinë duhanin, edhe pse qytetarët ankohen se ky ligj praktikohet shumë pak.

Rezultatet e anketimeve të opinionit publik tregojnë se ndalesën e pirjes së duhanit e mbështesin 90 përqind e qytetarëve.

Sipas ligjit, nga 1 janari 2010 nëse duhanpirësit zihen duke pirë cigare në kafene do të dënohen me 300 euro, kurse kompania do të paguaj 2000 deri në 4000 mijë euro dënim. Dënim të njëjtë do të paguajnë edhe shitoret që u shesin cigare adoleshentëve. (ina/albeu)
Shtuar më 22/10/2009, ora 05:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori