Sezoni i parë te Tottenham, Ndombele drejt largimit për shkak të Mourinhos

Tanguy Ndombele është një nga blerjet më bujshme në historinë e Tottenhamit, por avnetura e tij te “spurs” mund të jetë më e shkurtër ngase mendohej.

Mesfushori francez, Tanguy Ndombele, aventurën me Tottenham mund ta ketë më të shkurtër sesa është menduar.

Sipas raportimeve të ‘L’Equipe’, Ndombele po konsdieron largimin nga Tottenham Hotspur.

Arsyeja për këtë thuhet të jenë raportet e dobëta të lojtarit, me trajnerin portugez, Jose Mourinho.

Barcelona ka qenë një nga skuadrat që është lidhur me transferimin e mundshëm të lojtarit. Ata mund të shfrytëzojnë këtë situatë për ta afruar lojtarin në ‘Camp Nou’.


Shtuar 12.04.2020 12:26