Nexhmije Hoxha: Më thonë 'Merimanga e Zezë', por unë jam si Nënë Tereza!
Përvjetori i 109 i lindjes së Enver Hoxhës, e gjente Nexhmijen me bindjen se "atë që bëri Nënë Tereza për Indinë, e bëra unë për Shqipërinë”.

E njohur më së shumti nga shqiptarët, si “Merimanga e Zezë”, Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit komunist, Enver Hoxha, në një dokumentar të publikuar nga Tv francez Planete +, e quan veten Nënë Tereza.

Nexhmia, jo vetëm që e krahason veten e saj me nobelisten e Paqes, Gonxhe Bojaxhiun, shqiptaren që e njeh e gjithë bota veç për bamirësi, por vlerëson se ka vepruar në jetën e saj pikërisht si ajo.

“Atë që bëri Nënë Tereza për Indinë, e bëra unë për Shqipërinë”, shprehet gruaja e ve e Enver Hoxhës në dokumentarin e televizionit francez "Planete +", në ciklin e dokumentarëve me titull “Gratë e Dikatorëve".

Bashkëshortja e diktatorit shqiptar, që për më shumë se 40 vjet e mbajti Shqipërinë nën thundrën e komunizmit stalinist, duke folur për regjisorin Joel Soler ka thënë se nuk i pëlqen nofka që i kanë vënë, “Merimanga e zezë”.

“Kjo grua e vogël dhe vjetër asht e veja e Enver Hoxhës, despotit të pastër stalinist dhe të vështirë i cili udhëhoqi me dorë të hekurt Shqipërinë për ma shumë se 40 vjet me spastrimet dhe internime masive”, komenton televizioni Planet + në dokumentarin e transmetuar.

“Nexhmije Hoxha padyshim që ka gjak mbi duart e saj”, vazhdon televizioni francez, që transmetoi dokumentarin për gruan e diktatorit shqiptar dhe bashkëshortet e disa diktatorëve të tjerë në rajon dhe botë të njohur si mbështetje e fuqishme e vendimeve të njëshit të shtetit komunist.
Shtuar më 16/10/2019, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori