“New York Times”: Kosova e pavarur brenda 10 dhjetorit
Albeu.com
"Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat janë në favor të pavarësisë, tani duhet të marrin një vendim të prerë.Nëse Rusia vazhdon ta kundërshtojë planin e Kombeve të Bashkuara, Uashingtoni dhe aleatët e tij, duhet të ecin përpara dhe ta njohin Kosovën të pavarur për të përmbushur afatin e 10 dhjetorit”.

Kështu shkruan sot prestigjozja amerikane "New York Times". “8 vjet pas luftës së NATO-s për t'i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë, ka ardhur koha për komunitetin ndërkombëtar që ta njohë pavarësinë e Kosovës nga Serbia", shkruhet në editorialin në fjalë.

Më tej gazeta konstaton se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë duke lëvizur gradualisht drejt këtij vendimi, por thotë se Rusia është duke i bllokuar veprimet në Këshillin e Sigurimit.

Edhe pse Qeveria në Kosovë ka ende punë për të bërë në garantimin e plotë të të drejtave për minoritetin serb, shtyrjet e mëtejshme vetëm sa do të ushqenin ato ndjenja që nxitën trazirat dhe gjakderdhjet e viteve ’90-të.

"New York Times" vë theksin te fakti që shqiptarët kanë paralajmëruar se do ta shpallin pavarësinë njëanshmërisht nëse Këshilli i Sigurimit nuk vepron, ndaj gazeta sugjeron se është në interesin e secilit, përfshirë këtu edhe Rusinë, që Kombet e Bashkuara të kenë një rol të fuqishëm në këtë proces.
Shtuar më 05/10/2007, ora 14:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori