Nevojitet bashkëpunim ndërpartiak për përfundimin e reformës zgjedhore
Zbatimi i marrëveshjeve të dala nga dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë dhe për progresin e arritur në implementimin e këtyre marrëveshjeve, ishte një nga cështjet kryesore që u diskutua në takimin që zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi zhvilloi sot me Drejtorin politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Jan Kickert.


Gjatë takimit u vlerësua puna dhe roli i EULEX-it në lehtësimin e implementimit të menaxhimit të integruar të kufijve (IBM). Temë e këtij takimi ishte edhe reforma zgjedhore, ku u theksua që përveç nevojës së theksuar për reformim të sistemit zgjedhor, duhet edhe bashkëpunim ndërpartiak për të përfunduar reformën me sukses. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2013, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori