Nesër zgjedhjet, ky është portali ku mund të denonconi parregullsitë
Zyra e zëvendëskryeministres Lidina Mandija njofton se është vënë në dispozicion të qytetareve portali elektronik për denoncimet. Task Forca për zgjedhjet 2017 është e aksesueshme në faqen zyrtare te Kryeministrisë.

Zyra e zëvendëskryeministres Ledina Mandija inkurajon çdo qytetar që të denoncojë në portalin elektronik të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë të administratës gjatë procesit elektoral si dhe garanton ata jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve”-shkruhet në njoftimin zyrtar të ministrisë.

Njoftimi i plotë:

Zyra e zëvendëskryeministres, njofton publikun e gjerë se ka vendosur në dispozicion Portalin elektronik të denoncimeve nën rubrikën: Task Forca për zgjedhjet 2017, e aksesueshme në faqen zyrtare te Kryeministrisë me qëllim referimin e rasteve të përfshirjes së administratës së Kryeministrisë dhe institucioneve të varësisë, gjatë fushatës elektorale, ditën e zgjedhjeve si dhe gjatë procesit te numërimit.

Zyra e zëvendëskryeministres Ledina Mandija inkurajon çdo qytetar që të denoncojë në portalin elektronik të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë të administratës gjatë procesit elektoral si dhe garanton ata jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve.

Zëvendëskryeministrja siguron se është e vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero ndaj çdo rasti të verifikuar në funksion të plotësimit të detyrave në marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017. /albeu.com/

Shtuar më 24/06/2017, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori