Nesër vendoset "fati" për turizmin, si do të jenë plazhet këtë vit
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se nesër, e premte prezantohen protokollet e sigurisë për turizmin, për strukturat hoteliere dhe ato mbështetëse, si do funksionojë gjatë këtij sezoni veror.

Në emisionin “Opinion”, ministrja tha se çadrat do jenë në largësi 3.5 metra nga kulmi në kulm dhe se do ketë çadra me ose pa shezlongë.

Çfarë keni me plazhin e detin, pse keni ndaluar futjen në det?

Manastirliu: Në Spanjë edhe sot s’është dhënë asnjë datë për detet e plazhet kur do fillojë, vende të ndryshme kanë protokolle të ndryshme, ne kemi vendosur të kemi një kufizim. Çështja është te masat që duhet të marrin qytetarët, se plazhet janë vendi i grumbullimeve më të mëdha.

Nga 1 qershori do kemi protokollet që do përcaktojnë plazhet për çadrat e shezlonget e përcaktuara, kushtet higjeno sanitare, pra nga boshti në bosht çadrat do kenë distancë 3.5 metra, mund të ketë edhe cadra pa shezlongë, nesër protokolli bëhet publik vetëm për turizmin.
Shtuar më 28/05/2020, ora 23:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori